Banorët e fshatit Tragjas protestojnë kundër projektit qeveritar për ujësjellësin dhe kanalizimet

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.03.2025, 11:46

Banorët e fshatit Tragjas në Vlorë kanë dalë sërish në protestë këtë të shtunë, duke kundërshtuar projektin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, i cili synon të shfrytëzojë burimet ujore të fshatit për furnizimin e resorteve në bregdetin e Dhërmiut.

Punimet për këtë projekt tashmë kanë nisur, por komuniteti lokal nuk është informuar mbi asnjë detaj. Banorët shprehen se nuk janë vendosur tabela informuese dhe nuk është zhvilluar asnjë mbledhje konsultative për të diskutuar këtë çështje me ta.

Ndërkohë, më 4 mars, forca të shumta policore ndërhynë për të prishur një stacion pompimi uji që furnizonte bazën ushtarake të Pasha Limanit. Gjatë kësaj ndërhyrjeje, u dëmtuan edhe disa tubacione që siguronin ujë për banorët e fshatit.

Si përgjigje ndaj këtyre zhvillimeve, komuniteti ka nisur një peticion drejtuar Ministres së Mjedisit dhe Kryeministrit, ku kërkohet ndalimi i punimeve dhe investime në infrastrukturën e fshatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit