Një denoncim shqetësues ka mbërritur nga Urgjenca e Tiranës, ku këtë të shtunë është vënë re mungesa e theksuar e mjekëve në pavionet e spitalit.
Një pacient i sëmurë, i cili po vuan nga dhimbje të forta, raporton se ka më shumë se një orë që pret për të bërë një EKO, por nuk ka asnjë mjek të pranishëm. Ai tregon se është detyruar të endet mes pavioneve të spitalit, pavarësisht gjendjes së tij të rënduar.
“Pershendetje bashkelidhur po ju dergoj nje video per shendetsin falas ne cilin sic duket ska asnje diktor ne urgjencen e tiranes ku jam me dhimbje te temmershme u be gati 1 ore tani.ju lutem postojeni”, shkruan denoncuesi.
Ky rast risjell në vëmendje problematikën e rëndë me cilësinë e shërbimit shëndetësor në vend, ku pacientët shpesh detyrohen të presin për orë të tëra, pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore.