Pavarësisht denoncimeve të shumta nga JOQ Albania dhe banorët e zonës, fabrika e asfaltit “Gjoka Construction”, në pronësi të oligarkut Rrok Gjoka, vazhdon të ndotë mjedisin në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Zall Dajt.
Edhe këtë të shtunë, megjithëse është fundjavë, fabrika vijon të operojë e pashqetësuar nga askush, duke lëshuar gazra ndotës në mjedis, pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përkatëse.
Një qytetar ka denoncuar situatën në redaksinë tonë, duke e cilësuar atë një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve. Ai shtron pyetjen: A janë zyrtarët e IKMT-së të gatshëm të mbajnë përgjegjësi ligjore për zbatimin e urdhrave të kryeministrit?
Denoncimi i qytetarit: “Fabrika e Rrok Gjokës, mikut të Edi Ramës, vazhdon të punojë pa leje në Parkun Kombëtar të Dajtit. Ju lutem postojeni ti kërkojmë IKMT të na tregojë duke qenë se po shkel ligjin duke mos zbatuar kërkesat nga policia shtetit dhe Ministria Mjedisit për të ndaluar këtë fabrikë asfalti që po punon pa leje në një park kombëtar. A janë të gatshëm zyrtaret e IKMT te bëjnë burg për te zbatuar urdhrat e Edi Ramës? Deri tani në protestat që kemi bërë na kanë thënë sa të mbarojmë rrugën e Arbërit, po tani qe po shtrojnë një rruge në zonën e Matit çfarë do te thonë?”
Banorët kanë organizuar disa protesta duke kërkuar mbylljen e fabrikës, për shkak të ndotjes së rëndë që ajo shkakton. Megjithatë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete!