Aksidenti që i mori jetën shqiptarit në Athinë/ Dëshmia e 22-vjeçares: Kisha pirë 3 gota verë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.03.2025, 09:25

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e 22-vjeçares që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën taksisti me origjinë shqiptare, Gentian Kamberi.

Sipas asaj që raporton Protothema, 22-vjeçarja Ekaterina Caci ka kërkuar falje për ngjarjen, duke pranuar se natën e aksidentit kishte konsumuar tri gota verë.

"Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes," ka deklaruar ajo lidhur me aksidentin që ndodhi në Tebë të Athinës.

Megjithatë, ndonëse analizat e gjakut treguan se ajo kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli, gjatë mbrojtjes së saj ka mohuar këtë fakt.

"Isha në një lokal në Keratsini me miqtë e mi. Isha e uritur dhe thamë: ‘Hajde të hamë në Shën Petersburg’," ka treguar ajo.

Sipas Protothema.gr, rezultatet e analizave të gjakut treguan se 22-vjeçarja kishte një nivel alkooli prej 1.29 g/l, ndërkohë që kufiri i lejuar ishte 0.50 g/l, pra thuajse trefishin e limitit të ligjshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit