Shqiptari 54-vjeçar akuzohet për vrasjen e gruas, telefonon djalin pas ngjarjes

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.03.2025, 08:26

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Thannhausen në Gjermani, ku një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Sipas raportimeve, çifti është me origjinë nga Rahoveci, por jetonte prej vitesh në Gjermani.

Krimi ndodhi paraditen e së mërkurës, ndërsa autori i dyshuar, një shtetas shqiptar, pas aktit të rëndë ka telefonuar djalin e tij, duke i rrëfyer se kishte vrarë nënën e tij.

“Ta vrava nënën,” mësohet se i ka thënë ai të birit, i cili menjëherë ka lajmëruar policinë. Forcat e rendit dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, por fatkeqësisht 55-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit