Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “30-Vjetori” në Berat, ku një automjet që lëvizte me shpejtësi ka përplasur një 15-vjeçare teksa ajo po kalonte në vijat e bardha. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
E mitura është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia po verifikon kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar të dhëna për automjetin dhe drejtuesin e tij.