PS gjelbëron Shqipërinë me kanabis para zgjedhjeve, 138 fshatra do kultivojnë mjekësorin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.03.2025, 20:23

Pranvera 2025 pritet të sjellë jo vetëm një fushatë intensive zgjedhore për vota, por edhe një fushatë intensive kultivimi.

Me një rekord të ri prej 138 fshatrash të “licencuar” për mbjelljen e kanabisit, Shqipëria po vendos standarde të reja “amsterdamike” me këtë lloj “diversifikimi” të bujqësisë, duke e bërë kanabisin të kultivueshëm me ligj, me qëllim sipas qeverisë, gjithmonë medicinal.

Me një shpërndarje strategjike në 7 qarqe (të dhënat nga AIS), Gjirokastra kryeson listën me 54 fshatra të përfshirë në këtë projekt ambicioz, e ndjekur nga Kukësi me 23 fshatra dhe Shkodra me 17 fshatra. Një model i ri ekonomik që duket se synon të vendosë themelet e një “agroturizmi” të veçantë, duke tërhequr investitorë të interesuar për bimën më fitimprurëse të vendit.

Nëse deri dje policia dhe forcat speciale çrrënjosnin parcelat e mbjella fshehurazi, sot duket se harta e “kultivimit të ligjshëm” është bërë pjesë e një plani kombëtar për të mos lënë askënd jashtë këtij biznesi fitimprurës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit