“Na besutën dhe na votutën”, Ylli londinezi kandidohet deputet nga Rama

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.03.2025, 19:57

Përpos të mbyllurës, ku do dalin deputetë sorosianë e lëpirës, plot me perla ishte edhe lista e hapur e Rilindjes në Tiranë. Mbase shumë pak prej jush e mbajnë mend Ylli Shehun, fenomenin që doli nga listat e LSI, por refuzoi të digjte mandatin me opozitën e çakërdisur në atë kohë.

Gjenialiteti i tij u vu re në momentin që hipi të fliste në foltoren e Kuvendin. “Na besutën dhe na votutën”-ishte një nga shprehjet që la gjurmë dhe u komentua gjerësisht që nga koha kur Ylli foli për herë të parë në Kuvend, e këtë radhë i kandiduar nga Rama si deputet i PS në listat e hapura të qarkut Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që “Hasan Aga” kandidon me PS. Shehu ka deklaruar se pika e tij e fortë janë emigrantët e Londrës.

Në Youtube, Ylli Shehu ka një kanal personal, ku publikon fotot dhe takimet me miqtë dhe emigrantët në Britaninë e Madhe. Këtë kanal ai e ka quajtur "Ylli Angli". Ndërkohë që nuk mungojnë dhe performancat e tjera artistike në këngë si ajo, kënduar nga Ylli Shehu & Sherif Dervishi e titulluar “Hasan Aga”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit