“Më vdekjeprurësi në histori”, Boeing fiton kontratën për avionin luftarak F-47

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.03.2025, 18:53

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet për zhvillimin e avionit luftarak të gjeneratës së gjashtë, të quajtur F-47. Ky avion do të jetë më i avancuari në histori dhe do të shërbejë si një koordinator i dronëve në fushëbetejë. Njoftimi u bë gjatë një konference në Zyrën Ovale me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Sipas Trumpit, kompania Boeing ka fituar kontratën për ndërtimin e F-47, i cili do të pajiset me teknologji të fshehtë dhe do të ketë aftësi superiore në krahasim me çdo avion të mëparshëm. Ai ka theksuar se ky projekt do të rrisë ndjeshëm fuqinë ushtarake të SHBA-së dhe do të vendosë një standard të ri në mbrojtjen ajrore.

Flota e F-47 pritet të jetë gati brenda katër viteve, duke ofruar aftësi të papara në manovrim dhe luftë ajrore.

“Jemi të bindur se ky avion do të tejkalojë çdo forcë tjetër të kombit, me aftësi që nuk janë parë kurrë më parë. Ai do të jetë praktikisht i padukshëm dhe do të ofrojë një fuqi të paparë. Asnjë avion i këtij lloji nuk ka pasur ndonjëherë një nivel kaq të lartë fuqie. Po ashtu, manovrimi i tij është krejtësisht i jashtëzakonshëm; nuk ka asgjë tjetër që mund ta krahasohet me këtë”, tha presidenti i SHBA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit