Rrugët e Londrës janë mbushur me ngjyrat kuqezi teksa mijëra tifozë shqiptarë festojnë në prag të përballjes mes Shqipërisë dhe Anglisë në “Wembley”.
Me këngë, brohoritje dhe valle nën ritmin e tupanëve, tifozët kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në qytet.
Rreth 20 mijë tifozë pritet të jenë në stadium për të mbështetur Kombëtaren në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026. Me thirrjet e tyre të njohura si “O sa mirë me qenë shqiptar”, ata tregojnë edhe një herë pasionin e madh për ekipin kombëtar.