Krahas Sheshit Skënderbej, Kalasë së Tiranës, Xhamisë së Et'hem Beut apo Muzeu Historik Kombëtar, një tjetër “atraksion” që ishte shtuar Tiranës kohët e fundit është edhe “tregu i kukullave”
Tirana, kryeqyteti i eskortave
Prostitucioni ka gjetur një vend të rehatshëm për të lulëzuar në kryeqytetin plot histori të Shqipërisë.
Vajza kryesisht nga Amerika Latine apo Filipinet strehohen me banesa me qira dhe nisin “biznesin” e paligjshëm, me shërbime speciale.
Shërbime luksi në qendra masazhesh
Shërbimet “luksoze” gjithashtu janë të pranishme në disa nga qendrat e masazhit, ku klientët mund të gjejnë oferta që shkojnë përtej masazheve tradicionale në ambiente të dizajnuara për të siguruar luks dhe intimitet. Ky fenomen është një tjetër shembull i mënyrës se si zhvillohet prostitucioni duke mbetur jashtë vëmendjes së autoriteteve.
Eskortat pëlqejnë policët
Në shumë raste të raportuara policia mbyll sytë ose bashkëpunon me to, siç edhe rasti i sotëm, ku efektivja e policisë ishte një ndër tutorët e 50 vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion.
Ndërsa Ajet Salla, para pak kohësh u arrestua nga AMP pasi prezantohej si efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi. I riu, pasi kryente marrëdhënie me eskortat iu merrte para duke i kërcënuar se do t'i arrestonte për prostitucion.
Tirana, një qytet me pasuri historike, po përballet me këtë fenomen të errët, dhe shqetësues që po lulëzon çdo ditë e më shumë duke gjetur mbështetje dhe mbulim nga ata që mbyllin sytë