Gjirokastër/ Merr flakë apartamenti, shkak dyshohet të jetë kondicioneri

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.03.2025, 16:26

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, me dyshimet e para që lidhen me një shkëndijë elektrike si shkak të mundshëm të flakëve.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar zjarrin dhe për të siguruar zonën, ndërsa banorët e pallatit janë evakuuar për siguri. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo të prekur nga tymi, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Për të shmangur rreziqe të mëtejshme, furnizimi me energji elektrike në zonë është ndërprerë përkohësisht. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit