Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar gjendjen alarmante të plazhit të Divjakës, duke iu drejtuar redaksisë së JOQ Albania.
Në pamjet e dërguara, ai tregon se e gjithë zona e rërës është e mbuluar me bidona plastikë dhe mbeturina të tjera, duke e bërë të pamundur qëndrimin me fëmijët për shkak të rrezikut të infeksioneve.
"Mirdita, a ka mundësi ta publikoni këtë video? Plazhi i Divjakës është në gjendje skandaloze dhe askush nuk vendos dorë, vetëm mbeturina në bregun e detit", shkruan qytetari.
Duket se kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea nuk është zgjuar ende nga gjumi letargjik i dimrit, për të urdhëruar pastrimin e plazhit, në një kohë kur na ndajnë vetëm pak muaj nga çelja e sezonit turistik. Nëse nuk ndërmerren masa urgjente për pastrimin e plazhit, kjo panoramë e trishtë mund të largojë pushuesit dhe të dëmtojë imazhin e turizmit në zonë.