Pamje shqetësuese u dërguan sot në redaksi nga banorë të Kamzës, të lodhur e të zhgënjyer nga neglizhenca e autoriteteve në kryejen e shërbimeve minimale për pastrimin e rrugëve dhe mbeturinave të qytetit.
Pirgje të mëdha plehrash shihen të ngrihen mbi lartësinë e kazanëve në rrugën qendrore ‘Berisha’, që janë kthyer tashmë në një vendqëndrim për qentë endacakë dhe një rrezik sëmundjesh e ndotjeje për taksapaguesit.
Pamja e kazanëve të tejmbushur e të neglizhuar është trishtuese për banorët e Kamzës, të cilët i bëjnë thirrje bashkisë të marrë seriozisht situatën dhe të sigurojë një mjedis të pastër sipas mandatit që i është dhënë nga votuesit.
Denoncuesi i shqetësuar komenton pamjet e dërguara: “Përshendetje! Ju lutem a mund ti publikoni këto pamje të tmerrshme për banoret e Kamzes në Rrugën Berisha?!”