Sado që njerëzit janë përpjekur të kujtojnë kohën kur kanë qenë bebe, deri tani askush nuk ia ka arritur.
Kjo nuk nodh sepse ne nuk kemi kujtime nga ajo kohë, por sipas një studimi të ri, çuditërisht njeriu nuk mdu të ketë akses më në ato kujtime.
Studimi publikuar në revistën shkencore Science, ekzaminoi 26 fëmijë nga mosha 4.2 muajsh deri në 24.9 muaj, duke i treguar një seri imazhesh unike për dy sekonda, dhe regjistruar aktivitetin e hipokampusit, pjesës së trurit të lidhur me emocionet, kujtesën dhe sistemin nervor autonom.
Drejtuesi studimit Dr. Nick Turk-Browne, tha në një email. “Analizat u morën kur fëmijët ishin në gjumë pasi ata lëvizin shumë. Megjithëse shumë studime kanë treguar se bebet kanë kapacitetin e krijimit të kujtimeve, ato duket se kodohen në këtë periudhë të hershme duke u bërë të paaksesueshme”.
Doktorët studiuan reagimet e bebeve ndaj imazheve dhe aktivitetin e trurit të tyre.
“Ne mësuam se kujtesa te të rriturit është ruajtja e informacioneve që janë më të rëndësishme për eksperiencën tonë, ndërsa te bebet kjo tregon se truri i tyre i konsideron stimujt të parëndësishëm për këtë periudhë”.
Megjithëse është e paqartë sesi sistemi i memories bëhet më i fuqishëm për 12 muajve të parë të jetës, kjo do të thotë se ka një proces madhor që ndodh në këtë kohë, shkruan CNN.
“Truri i fëmijës në këtë kohë kalon ndryshime të rëndësishme perceptimi, linguistike e biologjike në këtë kohë, duke përfshirë dhe rritje të hipokampusit në tru”, thotë Turk-Browne duke shtuar se po punojnë për të kuptuar arsyen e mungesës së kujtimeve nga e fëmijërisë së hershme.