Megjithëse vezët janë demonizuar më herët nga sistemi mjekësor prej pretendimeve për “yndyrna apo kolesterol të lartë” vitet e fundit një ringjallje e interesit për produktin primar ka treguar një seri avantazhesh fizike.
Disa studime të fundit dëshmojnë se konsumi i rregullt i vezëve përgjysmon shanset e sëmundjeve degjenerative të trurit si demenca, prej ushqyesve dhe proteinave me të cilat vezët janë të mbushura.
Në anketimin në Chicago me të rritur në moshë, u zbulua se me vetëm dy vezë të konsumuara në javë shanset e demencës te njeriut përgjysmoheshin, në krahasim me ata që hanin vezë një herë në dy javë ose njëherë në muaj.
Studiues në Kinë zbuluan se ata që hanë vezë çdo ditë kanë rrezik akoma më të ulët për t’u prekur nga demenca se ata që u hanë një herë në javë ose në muaj shkruan rrjeti Daily Mail.
Kjo pasi veza përmban ushqyesit e fuqishëm të trurit si kolinë dhe vitaminë B12, që ulin inflamacionin e qelizave që mbështesin funksione si kujtesa.
Dietologia Catherine Gervacio tha për DailyMail.com:
“Konsumi i moderuar i 4-7 veëve në javë ndihmon sistemet konjitive të njeriut pa asnjë efekt në kolesterol apo yndyrna, për vetë faktin se truri i njeriut është prej kolesteroli e yndyrnash”.
Madje vitet e fundit shkenca po zbulon se kolesteroli në trup prodhohet nga mëlçia dhe nuk vjen nga ushqimet e konsumuara, duke hedhur dyshime të forta mbi teorinë dhe mjekimet e kolesterolit.
Studiues të institutit klinik Duke në Kaliforni zbuluan se njerëzit që hanin deri në 12 vezë në javë kishin nivele të njëjta me ata që hanin më pak se dy vezë.
Ndërsa dëmi i vërtetë vjen nga yndyrnat e tejmbushura si vajrat nga farat e modifikuara që përdoren në gatim, të cilat bllokojnë punën e receptorëve të gjakut dhe të mëlçisë.
Një studim në revistën The Journal of Nutrition zbuloi se të rriturit që konsumojnë më shumë se një vezë në javë kanë 47 përqind rrezik të reduktuar në lidhje me demencën e Alzhemer.
Një vezë e madhe përmban 150 miligramë kolinë, rreth një e katërta e dozës së rekomanduar ditore.
Mishi peshku, farat e sojës dhe perimet krucifere si brokoli, lakra e sallata jeshile janë gjithashtu të pasura me kolin./Daily Mail/