Na sollën ëmbëlsira me metale të rrezikshme, i hëngrëm të gjitha! AKU fle gjumë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.03.2025, 13:25

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka qenë përsëri në qendër të kritikave për shkak të një skandali që ka të bëjë me produktet ushqimore. Këtë herë, sistemi RASFF i Bashkimit Evropian ka informuar autoritetet shqiptare për praninë e copa metali në ëmbëlsirat "Fruit Toffee" Mix 500g, të cilat kanë datën e skadencës 26.04.2025. Ky rrezik është konsideruar serioz për shëndetin e konsumatorëve, pasi ato mund të shkaktojnë dëme të rënda, veçanërisht tek fëmijët.

Produktet janë importuar nga "World Wine shpk", dhe, pavarësisht kërkesës për të tërhequr produktet nga tregu, ky informacion ka ardhur pas konsumimit të këtyre ëmbëlsirave nga qytetarët, me theks të veçantë te fëmijët. Pavarësisht shqetësimit publik, AKU nuk ka publikuar asnjë foto të produktit të rrezikshëm, duke e bërë më të vështirë për konsumatorët që të identifikojnë produktin dhe të shmangin rrezikun.

Në vend që të përdorë rrjetet sociale për të njoftuar qytetarët për rreziqet ushqimore, AKU ka bërë vetëm një njoftim në faqen e tij zyrtare, duke anashkaluar kanalet më të shpejta dhe të drejtpërdrejta si Facebook, Instagram, etj.

AKU përdor rrjetet sociale për të promovuar sukseset e tij, por nuk ka treguar asnjë transparencë lidhur me këtë problem të rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve.

Në vend që të vepronte shpejt dhe të ndërmerrte masa për të mbrojtur konsumatorët, komunikimi ka qenë i vonuar dhe ka lënë shumë hapësirë për shqetësime mbi efikasitetin e AKU-së në menaxhimin e rasteve urgjente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit