Ngjarje tragjike në Gjermani: Burri nga Rahoveci vret gruan dhe telefonon djalin për t’i treguar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2025, 16:12

Të mërkurën, një vrasje ka ndodhur në qytetin Thannhausen në Gjermani. Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është nga Rahoveci por jeton në Gjermani.

Mediat gjermane kanë raportuar se në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës, një i dyshuar 54-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare.

Reporteri ka mësuar se çifti është nga Rahoveci. Inicialet e emrit të të dyshuarit janë B.N, ndërsa të viktimës L.N.

Sipas mediave në Gjermani të cilat citojnë autoritetet policore atje, pas vrasjes së bashkëshortes, dorasi kishte thirrur me telefon djalin e tij dhe i kishte thënë se “ta vrava nënën”. Më pas djali kishte njoftuar policinë, e cila menjëherë bashkë me ekipet e tjera emergjente kishte shkuar në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit