“Te varri yt erdha i fundit, babë”, mesazhi prekës që Thaçi ka shkruar në kurorën me lule

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2025, 12:45

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën tek varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt.

“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti dorë për dore do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, është shkruar në kurorën me lula që dërgoi sot te varri i babait.

Ende nuk dihet sa do të qëndrojë Thaçi në Kosovë, ndërkohë që në Skenderaj mijëra qytetarë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre për familjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit