Njihuni me deputetët e rinj të Rilindjes në Tiranë, nga Iris sorosiania e Ilva “10 hapa para”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.03.2025, 13:34

Ashtu siç mund ta keni vënë re, për njohësit e mirë të politikës e aktualitetit shqiptar, lista e mbyllur e Rilindjes në kryeqytet, me nënkuptim ironiko-therës përbëhej nga “perla”.

E thënë në këtë formë, lideri suprem vendos me dorën e tij kujt individi do ia japë lejen të hajë qyl taksat e qytetarëve shqiptarë, duke bërë deputetë në Kuvend personazhe që i ka nën-tutelën e tij e i janë lëpirë prej vitesh në emisionet televizive.

Listat e mbyllura të PS në këto zgjedhje kanë një ngjashmëri të frikshme, me emrat e atyre që morën mandatin e deputetit kur opozita vendosi të djegë mandatet (për të mos thënë që njëri prej atyre emrave është në listën e hapur të PS).

LISTA MBYLLUR E TIRANËS

Edi Rama

Ogerta Manastirliu

Elisa Spiropali

Lindita Nikolla

Taulant Balla

Adea Pirdeni

Albana Koçiu

Igli Hasani

Delina Ibrahimaj

Ilva Gjuzi

Iris Luarasi

Erjon Malaj

Këta emra automatikisht do të zgjidhen deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit. Emrat që kuriozojnë më tepër syrin janë atij i Iris Luarasit, Ilva Gjuzit dhe Erjon Malajt.

Iris Luarasi do të jetë një prej deputeteve të reja të PS e cila do të paguhet nga taksat e qytetarëve për të shpenzuar qyl rrogën si deputete, e duke ia shtuar kështu milionave që merr nga organizatat që financohen nga Soros në Tiranë.

Cilësojmë “qyl”, pasi Luarasi me siguri nuk do të paraqitet ndonjëherë në Kuvend, njëjtë si në leksionet e degës së Gazetarisë pasi koha që i merr “shoppingu” i markave që vesh për t’u dukur, nuk i mundësojnë të jetë ndonjëherë në kohë.

Ilva Gjuzi do të bëhet deputete sepse tha se “Rama është 10 hapa para të tjerëve”.

“Edi Rama ka shumë të meta. Ai është 10 hapa para të tjerëve, madje më përpara sesa duhet. Dhe kjo është një e metë e madhe, sepse të jesh shumë përpara të tjerëve është një problem”,-u servilos ajo dhe do zgjohet deputete.

Gjuzi ka deklaruar se i është bashkuar PS-së për shkak të vizionit të saj për Shqipërinë.

Erjon Malaj nuk e di as vetë si u gjend në këto lista. Ai ëahtë një emër i panjohur në politikë, një prej atyre që Rama synon të thithë duke e nënshtruar si ushtar me synimin për të treguar që deputetët zgjidhen edhe në platformat e rilindjes, po ashtu me synimin e për të joshur të rinjtë të kthehen në “petale të trëndafilit socialist”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit