Nënat me fëmijë detyrohen të dalin në rrugë pasi trotuaret e ngushta janë zënë nga makinat në Tiranë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 21.03.2025, 12:44

Qytetarë të Tiranës raportuan sot shqetësimin e zënies së trotuareve nga makinat e parkuara në zonat rezidenciale, duke detyruar nënat me karroca fëmijësh të dalin në rrugë dhe bllokuar qarkullimin ose rrezikuar aksidente të mundshme.

Në pamjet nga zona e ish-Trenit në Tiranë shihet që makinat e parkuara kanë zënë trotuarin e ngushtë të lënë në dispozicion, duke bërë që zonja me fëmijën e vogël në karrocë të dalë në mes të rrugës për të kryer punët e saj.

Papërgjegjshmëria e bashkisë së Tiranës për të siguruar hapësirat e nevojshme si për këmbësorët dhe automjetet, pasohet më tej nga paaftësia e policisë për kontroll dhe ruajtje të rregullit qytetar.

Për fat të keq kjo është një pasqyrë e pasigurisë me të cilën qytetarët e Tiranës përballen përditë, jo vetëm për nënat me fëmijë por edhe kalimtarët e tjerë që shpesh nuk mund të lëvizin lirisht për shkak të bllokimit të trotuarëve.

Banorët e zhgënjyer kërkojnë të krijohen hapësira të mjaftueshme për kalimtarët dhe të rritet kontrolli ndaj shkelësve të ligjit që parkohen në trotuar. Kjo do të mundësonte jo vetëm një qytet më të sigurt, por edhe një Tiranë më miqësore për fëmijët dhe ata që kujdesen për ta.

Denoncimi:

Prsh Joq shife si parkojn ne tortuar dhe ne duhet te ecim me femi ne rruge se policia nuk merr masa. Rruga nga bulevardi trenit tek rruga burgut.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit