Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës: Aksionet fokusohet në identifikimin e mashtrimeve financiare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2025, 12:35

Drejtoria e Policisë Financiare është përfshirë aktivisht në aksionin për inspektimin e funksionimit të ambienteve që operojnë si kabare, disko dhe klube nate në të gjithë vendin dhe po vepron në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

Preje atje thonë se të gjitha kapacitetet e Drejtorisë së Policisë Financiare janë vënë në dispozicion për nevojat e këtij aksioni, i cili synon zbardhjen e parregullsive dhe aktiviteteve të mundshme të paligjshme në funksionimin e këtyre objekteve.

“Aksioni fokusohet në identifikimin e mashtrimeve financiare, evazionit fiskal, operacioneve të paligjshme dhe parregullsive të tjera në operacionet financiare të objekteve. Paralelisht me këtë, autoritetet hetimore janë fokusuar në zbardhjen e të gjitha aspekteve që mund të çojnë në sanksione ndaj atyre që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret”, thonë nga Policia Financiare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit