Ndalohet një shtetas turk në Maqedoni, kapet duke transportuar emigrantë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2025, 12:33

MPB njofton se kanë ndaluar një shtetas turk në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko për shkak se është kapur duke transportuar emigrantë.

“Më datë 21.03.2025 rreth orës 02.50 në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihajllovë kanë ndaluar T.J (44) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në veturën “Renault Clio” me targa boshnjake, me të cilën ai drejtonte, janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti.

Automjeti është sekuestruar dhe personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit