Gjysmë kilogram ar, 50 mijë euro e USD i kapen turkut që kontrabandonte flori dhe sende me vlerë në Tiranë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 21.03.2025, 12:11

Një shtetas që kontrabandonte flori dhe bizhuteri për t’i shitur në Shqipëri, është arrestuar nga policia.

Në momentet e prangosjes së shtetasit të huaj B. A., 39 vjeç, iu sekuestruan 455 gramë flori, 35000 euro dhe 16200 dollarë para të thata, të përfituar nga shitja e sendeve me vlerë.

Gjithashtu u identifikua dhe procedua penalisht edhe bashkëpunëtori që shiste sendet me vlerë në Tiranë.

Policia njoftoi në një deklaratë:

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kontrabandimit të sendeve me vlerë, me qëllim shitjen në Shqipëri, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasi turk B. A., 39 vjeç, banues në Stamboll, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. B., 58 vjeç, banues në Vlorë”.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte shtetasi turk, në rrugën “5 Maji”, u gjetën dhe sekuestruan floriri, sendet me vlerë, valuta cash, automjeti dhe celulari e tij. Hetimi për këtë dosje i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme”, shtojnë autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit