Pas 5 ditësh, Thaçit i lejohet të vizitojë varrin e babait

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.03.2025, 11:43

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur sot në Kosovë për të vizituar varrin e babait të tij në Burojë të Skenderajt.

Ende nuk dihet sa do të qëndrojë Thaçi në Kosovë, ndërkohë që në Skenderaj mijëra qytetarë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre për familjen e tij.

Pamje nga Buroja, ku shihet edhe Thaçi te varri i babait.

Gjykata Speciale nuk i kishte dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit