Rahoja i Dibrës hap thesin para 11 Majit, 1 MILIARD Lekë oligarkut Ramazan Kalia

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.03.2025, 21:45

Pak ditë para ardhjes së 11 majit, dibrani Rahim Spahiu i cili njihet si “një makineri” votash ndër rilindas, ka futur në punë motorët, si gjithmonë me produkt financimi-paratë publike, për të siguruar vota për zgjedhje.

Spahiu ka shpallur fitues të një tenderi të majmë prej 1 MILIARD Lekësh për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi” oligarkun dibran Ramazan Kalia.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për shkelje të barazisë në tender, pasi të gjitha kompanitë e tjera pjesëmarrëse janë skualifikuar nga procedura e prokurimit për motive qesharake.

Kompania fituese është LIQENI VII SHA, zotëruese e koncesionit të HEC-it mbi lumin Seta, me pronar oligarkun dibran Kalia.

Tenderi është paracaktuar për Kalinë. Nëse i hedhim një sy arsyeve të skualifikimit të kompanive të tjera pjesëmarrëse në garë, tenderi është formuluar me kritere fituese për kompaninë e oligarkut dibran, i njohur si financues i PS, një ndër klientët e vjetër përfitues të tenderave publikë në miliarda lekë.

Lidhjet klienteliste të kryebashkiakut socialist do sigurojnë një dorë të mirë votash për Dibrën me 11 Maj. Por ironia qëndron në faktin se paratë e dibranëve i përdor për t’ia dhënë oligarkëve dhe populli prapë del i vjedhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit