Goditet rrjeti i pro*titucionit me 44 vajza në Tiranë, pranga nënkomisares e një taksisti! Bosja në kërkim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.03.2025, 10:22

Një grup i gjerë prostitucioni është goditur nga autoritetet në Tiranë.

Sipas raportimeve paraprake, një hetim i nisur muaj më parë ka arritur në zbulimin e personave që janë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme. 11 urdhër-arreste janë lëshuar deri më tani, mes të cilave një grua nga Kolumbia dhe një efektive e komisariatit nr.4.

Nënkomisaria e ndaluar është Anisa Brahja, teksa në kërkim vijon të jetë shtetasja nga Kolumbia, që mendohet se është dhe drejtuesja e grupit. Përveç efektives së Policisë, janë ndaluar edhe 7 persona të tjerë.

Hetimet kanë zbuluar se kolumbiania G. R., 47-vjeçe, e cila vijon të jetë në kërkim, kishte një taksist të besuar në kryeqytet E. S., i cili shkonte në Rinas për të pritur vajzat që vinin nga jashtë vendit. Ai i transportonte nga Rinasi dhe i akomodonte në banesa Airbnb, duke krijuar kështu kushtet për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm.

Vajzat më pas shfrytëzoheshin për marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm, kundrejt pagesave nga 200 deri në 250 euro. 44 vajza dhe gra nga Amerika Latine raportohet të kenë qenë pjesë e grupit. Ato janë proceduar penalisht nga policia.

Taksixhiu i besuar i kolumbianes përveç rolit të transportit të vajzave, bënte dhe dërgesat e fitimeve në Kolumbi, nëpërmjet bitcoin ose agjencive të transferimit të parave.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Orkidea” për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Ekzekutohen 11 masa sigurie, vihen në pranga 8 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Procedohen penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat e një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Operacionalen e DVP Tiranë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Orkidea” si rezultat i të cilët u ekzekutuan 11 masa sigurie , konkretisht:

-Arrest me burg për shtetasin E. S., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”; -Arrest në shtëpi për shtetasen E. M., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ; -Arrest me burg për shtetasen Y. G., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; -Arrest me burg për shtetasen L. V., 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; -Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”; -Arrest me burg për shtetasen S. M., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; -Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”: -Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet krimianal.

Shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin E. S., ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi E. S, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen E. M dhe A. B(punonjëse policie) për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit