Makina përplas ciklomotorin në Kukës, ndërron jetë 51-vjeçari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.03.2025, 09:59

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në rrugën e Prizrenit në Kukës, ku një automjet ka përplasur një ciklomotor duke i marrë jetën drejtuesit të saj.

Bëhet e ditur se rreth orës 07:00, shtetasi me inicialet A.B., i cili po drejtonte një automjet, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe të ketë përplasur ciklomotorin që drejtohej nga shtetasi 51-vjeçar Sadik Murtafi.

Si pasojë e përplasjes ky i fundit mori lëndime të rënda dhe u dërgua fillimisht në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë lëndimeve që mori.

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin dhe ka sekuestruar automjetin e tij. Hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin më shumë detaje rreth aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Aksidentoi me pasojë vdekjen, një 51-vjeçar, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti i këtij shtetasi.

Rreth orës 07:00, në rrugën e Prizrenit, shtetasi A. B., 20 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M., 51 vjeç, i cili ka humbur jetën, në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kane arrestuar shtetasin A. B., drejtues i automjetit qe shkaktoi aksidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit