Një zjarr ka përfshirë xhaminë në Shupenzë të Bulqizës mëngjesin e së premtes, duke shkaktuar dëme të mëdha në objektin fetar.
Sipas burimeve paraprake, flakët shpërthyen rreth orës 06:00, vetëm dhjetë minuta pasi hoxha ishte larguar nga xhamia. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri nuk mundi të vihej nën kontroll në kohë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo një zjarrvënie të qëllimshme.