Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, trafikuan drogë me vlerë 5 milionë euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.03.2025, 23:41

Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë dhe 1 tunizian në Bologna, Rimini, Treviso dhe Verona, si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë mes Italisë dhe Holandës.

Nga prilli deri në nëntor 2020, grupi kishte futur në Itali 41.5 kg kokainë, 76.5 kg marihuanë dhe 280 kg hashash, me vlerë mbi 5 milionë euro. Njëri prej të arrestuarve është një 41-vjeçar shqiptar nga Santarcangelo. Ata akuzohen për trafik droge dhe posedim armësh.

Hetimet nisën mes viteve 2019-2020 nga policia italiane, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe Europolin. Trafikantët përdornin chat-e të koduara në platformën Sky ECC për të shmangur përgjimet, ndërsa për transportin e drogës shfrytëzonin kamionistë.

Rrjeti funksiononte përmes serverëve në vende offshore si Kosta Rika, Kanada dhe Holandë, duke e vështirësuar gjurmimin. Zbulimi i këtyre komunikimeve të koduara ndihmoi policinë të godiste organizatën dhe të çmontonte këtë linjë trafiku.

Ky operacion është një tjetër goditje e fortë ndaj mafies shqiptare në Itali, e cila vazhdon të mbetet aktive në trafikun e lëndëve narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit