“S’kanë përmbushur detyrimet”, SHBA refuzon kërkesën e Meksikës për ujë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.03.2025, 23:07

SHBA ka refuzuar një kërkesë të Meksikës për furnizim të veçantë me ujë për qytetin kufitar të Tijuana-s, duke argumentuar se Meksika nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas traktatit të ujit të vitit 1944.

"Meksika ka dështuar të dorëzojë sasitë e përcaktuara të ujit, duke dëmtuar fermerët në Rio Grande," deklaroi Departamenti i Shtetit.

Sipas traktatit, Meksika duhet të dërgojë ujë nga lumenjtë e saj në SHBA, ndërsa SHBA dërgon ujë nga lumi Colorado. Por për shkak të thatësirave, Meksika ka mbetur pas në detyrimet e saj, duke shkaktuar tensione.

Fermerët në jug të Teksasit janë të shqetësuar për të ardhmen e prodhimeve si agrumet dhe pambuku. Senatori Ted Cruz mbështeti vendimin e SHBA, duke thënë: "Do të punojmë për ta detyruar Meksikën të respektojë marrëveshjen."

Tijuana, që varet 90% nga lumi Colorado, po përballet me një krizë të rëndë uji për shkak të infrastrukturës së vjetëruar. Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se çështja po trajtohet në mënyrë diplomatike, por SHBA ka refuzuar të ofrojë ndihmë.

Ky vendim vjen ndërsa Trump po ashpërson qëndrimin ndaj vendeve të Amerikës Latine, veçanërisht për emigracionin. Ai ka paralajmëruar masa të reja ndaj Meksikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit