Humbi kontrollin e furgonit dhe përplasi të miturin në aksin Klos-Burrel, humb jetën 4-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.03.2025, 19:09

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Klos-Burrel. Shoferi i një automjeti tip furgon, me inicialet L.D., 52 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përplasur një të mitur.

I mituri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda, ai nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën pak më vonë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit