Goxhaj: Do jem unë ai që do tallem me Ramën, jo Rama me deputetët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.03.2025, 18:54

Altin Goxhaj ka shpallur një qëndrim të fortë kundër përdorimit të pajisjeve SmartMatic për votimin elektronik në Shqipëri, duke e akuzuar këtë sistem si një mundësi për manipulim zgjedhor. Ai theksoi se pajisjet janë të lidhura me George Soros dhe se tenderi për këto pajisje është fituar nga Lulzim Basha, duke ngritur dyshime mbi besueshmërinë e tyre, veçanërisht në një kohë kur qeveria aktuale është akuzuar për lidhje me Soros.

Goxhaj gjithashtu njoftoi një padi nga Aleanca Konservatore për Shqipërinë, që kërkon anulimin e votimit elektronik dhe theksoi se fakte të forta janë dorëzuar për të mbështetur akuzat e tij. Ai përmendi vendime të gjykatave ndërkombëtare si Gjykata Kushtetuese Gjermane dhe qeverinë zvicerane që kanë rrëzuar përdorimin e këtyre makinave për numërimin elektronik të votave.

Në një pyetje mbi mundësinë e tij për të hyrë në parlament, Goxhaj shprehu se nëse do të jetë deputet, ai do të jetë ai që do të tallet me Ramën, dhe jo Rama me deputetët, duke lënë të kuptohet se do të luftojë për ndryshime të thella në politikën shqiptare.

“Ditën e premte në orën 10:00 në Gjykatën Administrative të Apelit, zhvillohet Kolegji Zgjedhor me padi nga Aleanca Konservatore për Shqipërinë, ku kemi kërkuar të anulohet votimi elektronik

Për çështjen e makinave SmartMatic, sepse janë të Soros-it

Ne kemi çuar fakte që pajisjet Smart Matic që ka KQZ-ja, që i ka sjellë Lul Basha, ata e kanë bërë tenderit.

Këto pajisje janë të Goerge Soros. A mund të jenë të besueshme makinat e tij në Shqipëri, me qeverinë e Sorosit në pushtet që kërkon të fitojë në zgjedhje.?

Soros akuzohet nga Trump në Amerikë, për këto makina!

Gjykata Kushtetuese Gjermane ka rrëzuar votimin elektronik!

Qeveria Zvicerane rrëzoi këto makina që do të përdoreshin për numërimin elektronik, vite më parë!

Ju jeni në listën e hapur për deputet ne Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, a pret të përballesh me Ramën?

Nëse do të jem në parlament, do e shikojnë edhe ata që me urrejnë se do të jem unë që tallem me Ramën dhe jo Rama me deputetët.”-tha Goxhaj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit