Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën “Arrest në burg” për Silvana Osmani, 42 vjeçe, dhe Luljeta Doda, 39 vjeçe, të arrestuara në Sarandë.
Dy gratë u arrestuan më 24 shkurt 2025 pas një hetimi dymujor, ku dyshohet se kishin shfrytëzuar një të mitur për prostitucion. Hetimet u kryen me metoda proaktive nga policia e Sarandës, që dokumentoi aktivitetin e tyre të paligjshëm.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm.