Porti i Durrësit, një nga pikat më të rëndësishme të hyrjes dhe daljes së mallrave dhe pasagjerëve ka sjellë vështirësi për shumë shoferë të transportit dhe ata që udhëtojnë mes Italisë dhe Shqipërisë. Shoferët po përballen me vonesa të gjata dhe procese doganore të ngadalta.
Një qytetar ka ndarë shqetësimin e saj për këtë situatë, duke përshkruar se vonesat në portin e Durrësit kanë bërë që shoferët të presin në radhë për orë të tëra, shpesh duke kaluar deri në 8 orë pritje për të kaluar nga skaneri doganor. Ata përmendin se procesi i skanimit për 400 mjete çdo ditë merr shumë kohë, dhe për secilën skanim mund të kalojnë deri në 8 minuta.
Kjo ka bërë që porti të mbushet me radhë kilometrike, duke krijuar një situatë stresuese.
Shoferët sugjerojnë që përdorimi i skanerëve të përzgjedhjes në portet shqiptare do të përmirësonte efikasitetin dhe do të ulte vonesat në procesin e kontrollit të mjeteve. Ata argumentojnë se nuk është e nevojshme të skanohet çdo mjet pa pasur një arsye të qartë për këtë, siç ndodh në shumë porte të tjera në botë, ku skanimi bëhet vetëm për mjetet që janë të dyshimta ose që kërkojnë kontroll më të thelluar. Sipas tyre, skanimi i detyruar i të gjitha mjeteve po pengon fluksin e trafikut dhe duke krijuar vonesa që dëmtojnë produktivitetin e transportit dhe industrinë në Shqipëri.
Denoncimi i qytetarit:
A mund te nis nje vidio nga porti i durres eshte e perdicme nje rrall mi 5/6 ore normale me keto ritme ne nuk kap traget kur vim nga itali po ashtu fabrika pret prodhimin.
Nuk e di pse nuk zgjedhi si gjithe bota me perzjedhje ne shkojm. Neper bote nuk na bejn keshtu si te bejn ne Shqiperi. Sepse cdo mjet ose cdo praktike doganore keto e fusin ne scaner
Qe kur te kam cuar ty vidion un jam akome ne rralle dhe dua dhe 1:30 te mbaroj. Normal nuk eshte se perpara ka qen me perzgjedhje tani i kam bere te gjithe si kur vin ashtu dhe kur ikim cdo mjet. Ju e keni ngrej dhe nje here tjeter si problem por ketu nuk e vret njeri mendjen . Ketu eshte problem shume se ato qe na drejtojn nga zyrat jap nje urdher dhe se kane problem se nuk rrine ato ne rrall rrin shoferta. Un dhe koleg te mite qe rrim ne rrall se duan keto per 8 ore kohe te umbur bej 600km. Ju lutem nqs eshte e mund bejn si laj se eshte e perdicme. Skaneri i porti skanon mbi 400 mjete ne dite ky eshte shpeti i shqiperis ketu eshte vetem nje skaner per te gjithe mjete qe per kontineier per tragete per portoromanon per vetura e pasagjerve per autobuza qe levizim per ita keto dite kam pa dhe motorrciklete tu skanu imagjino vete ju ca behet. Nje skani don me hater 8 min bej nje llogari vete per 400 mjete ne dita sa ore rrall shkon. Nga ora 10:45 po presim
Porti i Durrësit, një nga pikat më të rëndësishme të hyrjes dhe daljes së mallrave dhe pasagjerëve ka sjellë vështirësi për shumë shoferë të transportit dhe ata që udhëtojnë mes Italisë dhe Shqipërisë. Shoferët po përballen me vonesa të gjata dhe procese doganore të ngadalta.… pic.twitter.com/k90aZMQh5T
— JOQ Albania (@JoqAlbania) March 20, 2025