Qytetarë të revoltuar nga neglizhenca e zyrtarëve të Dimalit kanë dërguar sot në redaksi pamje të vrazhda të rrugëve të pashtruara të qytezës, të mbushura me gropa e balte dhe pirgje mbeturinash të pambledhura.
Bashka e njohur më parë si ‘Ura Vajgurore’ ka rreth 30 000 banorë, por nga pamjet e publikuara zona nuk ngjan fare me një vend me administratë të zgjedhur e funksionale.
Edhe më herët banorët kanë denoncuar neglizhencën e zyrtarëve të bashkisë, ose pseudo-investime të shpejta të tyre që në vend të përmirësonin infrastrukturën rrugore, rrjedhimisht e kanë përkeqësuar atë.
Situata e papranueshme në disa prej segmenteve rrugore bën që banorët të ndjehen të mbrojtur nga institucionet lokale, prandaj ata kërkojnë reagimin e tyre për zgjidhjen e këtyre problemeve, të cilat nuk mund të injorohen më gjatë.