Në rrugën "Pasho Hysa" Ali Dem, në zonën ku ndodhet kompleksi “Magalem” i oligarkut Fatmir Bektashi, çdo mëngjes qytetarëve iu bllokohet qarkullimi për shkak të betoniereve që kalojnë dhe punojnë në këtë zonë.
Ky bllokim shkakton vështirësi për qytetarët që përdorin këtë rrugë për të shkuar në destinacionet e tyre të përditshme, shumica në punë dhe shkollë.
Por Bektashi duke qenë mik i Jamarbër Malltezit e Erion Veliajt, nuk e vret mendjen për denoncimet që bëjnë qytetarët.
Nuk është hera e parë që vijnë ankesa nga qytetarët për kompaninë e tij, për punimet, cilësinë dhe bllokimin e qarkullimit nga betonierët.
Autoritetet duhet të ndërhyjnë dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë problem si dhe për të lehtësuar qarkullimin në këtë zonë.