Në zonën e Larushkut të Sipërm, në Nikël të Fushë-Krujës, rreth 50 familje po përballen me një situatë të vështirë për shkak të gjendjes së degraduar të infrastrukturës rrugore. Sipas një qytetari që ka bërë denoncimin në faqen tonë, ndërkohë që të gjitha rrugicat përreth janë rikonstruktuar, kjo rrugë specifike është lënë në harresë, duke mbetur e mbushur me gropa dhe e papërshtatshme për qarkullim.
Denoncuesi shpreh shqetësimin se, pavarësisht nevojave të komunitetit, autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për riparimin e saj, duke e lënë jashtë projekteve të rehabilitimit që janë kryer në pjesën tjetër të zonës.
Gjendja e rrugës, siç tregohet edhe në pamjet e dërguara, e vështirëson ndjeshëm lëvizjen e banorëve, veçanërisht në kushte të motit të keq.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje doja te beja nje denoncim jemi ne nikel ne larushk te siperm te fush krujes nese mundeni mun ta nxirrni si vidjo jemi rreth 50 familje qe na e kan len rrugen gropa gropa sic e shikoni ne vidjo sot te gjitha rrugicat i kan shtruar kurse kete e kan len te harruar as qe u bi mendja Anonim”.