Përcillen në banesën e fundit 59 viktimat e tragjedisë së Koçanit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.03.2025, 15:30

Sot u përcollën për në banesën e fundit 59 viktimat e tragjedisë së Koçanit, të cilët humbën jetën në orët e para të 16 marsit në klubin e natës “Pulse”. Ata u varrosën në vendbanime të ndryshme, përfshirë Koçanin, Shtupin, Shkupin, Strumicën dhe fshatin Obleshevë. Familjarët e pikëlluar u panë të përlotur gjatë ceremonive mortore.

Nga zjarri i madh në diskotekë mbetën të plagosur 155 persona, shumica e tyre me djegie të rënda. Në shenjë solidariteti, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli 7 ditë zie kombëtare.

Hetimet po vijojnë, ku deri më tani janë shoqëruar 23 persona të dyshuar, nga të cilët 11 ndodhen në paraburgim. Autoritetet kanë zbuluar se klubi operonte pa leje dhe nuk kishte masa të duhura kundër zjarrit, ndërsa ndërtesa dispononte vetëm një hyrje dhe dalje.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se u shkaktua nga fishekzjarrët e përdorur gjatë performancës së grupit DNK. Flakët nisën nga tavani dhe brenda pak minutash përfshinë të gjithë ambientin, duke e bërë të pamundur daljen e shpejtë të njerëzve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit