Në një kohë kur media është fokusuar në përballjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj me drejtësinë, një çështje më e rëndësishme po shqetëson qytetarët, veçanërisht ata të Farkës.
Në vitet e fundit, kjo zonë ka pësuar ndërtime të shpejta dhe të pa kontrolluara, duke shkaktuar probleme mjedisore dhe sociale. Qytetarët kanë denoncuar vazhdimisht se oligarkët dhe grupet e lidhura me pushtetin po mbushin liqenin me inerte dhe zhavorr, duke e zvogëluar sipërfaqen e tij dhe rrezikuar ekosistemin.
Dhe për të denoncuar situatën aktuale te liqeni i Farkës, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke theksuar se ndërhyrjet e vazhdueshme në natyrë dhe rritja e çmimeve po e bëjnë jetesën shumë të vështirë për ta. Ai thotë se pasojat afatgjata të kësaj masakre mjedisore janë shqetësuese, pasi ndërtimet dhe punimet s'kanë të ndalur e vazhdojnë me ritme të shpejta.
"Po e prishin parkun, mafia këtu tallin menderën me këtë popull," shkruan ai në denoncimin e tij.
Sipas tij, në vend që autoritetet të përqendrohen në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve – si rritja e çmimeve dhe pasojat e ndërhyrjeve të pa kontrolluara – vëmendja është drejtuar vetëm tek figura të pushtetit lokal, si Kryebashkiaku Veliaj, i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzime.
Ndërkohë duhet rikujtuar fakti se në vitin 2021, edhe Ulsi Manja bleu një sipërfaqe toke prej 1 mijë metrash katrorë në këtë zonë për vetëm 3 milion lekë me qëllim transformin në një pasuri me vlerë qindramijëra euro, duke ndërtuar një kompleks vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit. Por shkatërrimi liqenit të Farkës dhe shtimi i hapësirave për ndërtim ngre pikëpyetje mbi planet e Manjës, nëse ka marrë bekimin për të zgjeruar kompleksin e vilave apo ndonjë oligark tjetër ka futur hundët në zonën e liqenit, që edhe uji po i soset nga dita në ditë.
Denoncimi i plotë:
Mirmengjes nga farka ne meremi me lali fikun nuk shohim qe po e prishin parkun mafia ktu tallin menderen me kte popull! Ne meremi me lali fikun ktu behet nami o shqiptar te shohim cmimet te shohim qe po na mbysin perdit po lere lali moter fikun se sna rruhet shum se prz aq lek sa ka vjell ai i bej me qef 5 vjet burg
Në një kohë kur media është fokusuar në përballjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj me drejtësinë, një çështje më e rëndësishme po shqetëson qytetarët, veçanërisht ata të Farkës.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) March 20, 2025
Në vitet e fundit, kjo zonë ka pësuar ndërtime të shpejta dhe të pa kontrolluara, duke i shkaktuar… pic.twitter.com/IDjn3MukqZ