Lezhë/ 60-vjeçari gjendet i shtrirë në rrugë, dyshimet e para

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 20.03.2025, 13:36

Një ngjarje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një 60-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë nga banorët e zonës. Sipas burimeve, ai kishte dëmtime në kokë, ndërsa dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht teksa kulloste bagëtitë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje. 60-vjeçari, i identifikuar si S. S., është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit