Xhamia historike e Plumbit në Shkodër do t’u rikthehet besimtarëve me kushte optimale në muajin maj, njoftuan sot zyrtarët qeveritarë, duke u lënë njerëzve një shije si të ëmbël ashtu të hidhur, prej faktit që lajmi vjen gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme.
Ministri Blendi Gonxhja inspektoi sot punimet e rinovimit në Xhaminë e Plumbit në Shkodër ku mes të tjerash tha: “Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, Shkodër, është një projekt që synon të rikthejë plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të këtij monumenti unik, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore.”
Pas restaurimit, Xhamia e ndërtuar nga i njohuri Arkitekt Sinani, do të kthehet në një tjetër atraksion turistik për qytetin tha ministri, duke shtuar se problemi i vjetër i përmbytjes së zonës përreth xhamisë ka marrë tashmë një zgjidhje me një rrethim që ngrihet në momentet e fluksit të shirave e të ujit.
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit është një xhami historike dhe monument i rëndësishëm kulture në Shkodër. Ajo është ndërtuar në vitet 1773-1774 dhe është ndërtesa më e vjetër osmane në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat e kronikës së Jusuf Tabakut tregojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellë nga populli me dorë më dorë prej zonës Guri i Zi.
Ajo ka marrë emrin e saj sepse në kohën e sundimit osman, kubetë e xhamisë ishin të veshura me një shtresë plumbi, e cila është zhveshur nga vjedhës ose pushtues me kalimin e dekadave.
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit është një xhami historike dhe monument i rëndësishëm kulture në Shkodër.