Përfshihet nga flakët stalla në Korçë, digjen 25 derra

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 20.03.2025, 12:15

Një stallë në fshatin Ravonik të Korçës u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:50. Stalla, e cila është në pronësi të shtetasit V. F., u dëmtua rëndë, ndërsa dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Flakët përfshinë shpejt ambientin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Për fat të keq, rreth 25 derra u dogjën, ndërsa një sasi e madhe ushqimi për ta u shkatërrua plotësisht.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar shkakun e zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit