Qytetarët e Vorës kanë denoncuar sot në redaksi gjendjen skandaloze të një kanali të rrezikshëm të lënë hapur anës rrugës.
Imazhet nga rruga pranë shkollës “Marqinet” tregojnë kanalin e gjerë të mbushur me ujëra të zeza e ujëra industriale, i cili maskohet nga bimësia rreth tij dhe është një rrezik serioz, sidomos për ata që nuk njohin zonën.
Sipas dëshmive, era e rëndë që kundërmon në zonë shton frikën për sëmundje e infeksione.
Banorët thonë se janë ankuar në bashkinë e qytetit për situatën por shqetësimit të tyre për fat të keq nuk i është vënë veshi nga zyrtarët.
Ata kërkojnë që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa urgjente për mbylljen e kanalit, për sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve të tjerë që përdorin këtë rrugë çdo ditë.
Denoncimi:
“Pershendetje, a mund te postoni kto foto se po marrim semundje prej kanalit te ujrave te zeza, bashkia Vores nuk merr masa ta rregulloj, esht afer stadjumit ku eshte edhe shkolla 9 vjecare Malqinet. Po marrim sëmundje, nuk kalohet dot nga era edhe insektet qe dalin nga kanali. Esht shum e rende, nuk i interson me von dor kush. Kjo esht ne Vore rruga Stadjumi”
Imazhet nga rruga pranë shkollës “Marqinet” tregojnë kanalin e gjerë të mbushur me ujëra të zeza e ujëra industriale
Kanali maskohet nga bimësia rreth tij dhe është një rrezik serioz, sidomos për ata që nuk njohin zonën.