“Kujdes çfarë hani! Vezë të prishura shiten në markete”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.03.2025, 11:55

Siguria ushqimore në vend lë shumë për të dëshiruar dhe këtë e tregojnë më së miri denoncimet e vazhdueshme për produktet që hidhen në tregje dhe shiten ne supermarkete.

Pas sallamit të mykur në frigoriferin e supermarketit, një qytetare ka denoncuar sot cilësinë e vezëve që shiten kudo dhe konsumohen nga të gjitha grupmoshat.

Ajo ka treguar se ditën e djeshme ka blerë në supermarket një paketim me vezë "Beata", por më shumë se 10 i kanë dalë të prishura e me erë shumë të rëndë.

Sot ajo ka marrë për të gatuar vezët, por pasi ka parë gjendjen skandaloze dhe të rrezikshme të tyre, i ka hedhur menjëherë.

Qytetarja u bën thirrje prindërve që të jenë më të kujdesshëm me vezët që u japin fëmijëve për të konsumuar, pasi produkte të tilla rrezikojnë shëndetin e të vegjëlve.

Ajo kërkon një reagim të shpejtë nga autoritetet për të ndaluar shitjen e produkteve të prishura dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve pasi raste të tilla sa vijnë e shtohen dhe puna e AKU vazhdon të jetë inekzistente.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje joq u helmuam duke ngrene keto veze. Dje i bleme ne supermarket. Ne i hapim por per mamat qe ja zjejn femijve cfare po hame dhe sesi po i rrisim fmijet. Kemi hapur mbi 10 veze dhe te gjitha jane te prishura. I flakem, mbanin ere te keqe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit