Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë-Prezë, ku automjeti i tyre tip Mercedes-Benz S-Class u përplas me një betoniere dhe shpërtheu në flakë. Të rinjtë, të bllokuar brenda makinës, fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin dhe u dogjën në mjetin që ishte konvertuar në impiant gazi.
JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet e automjetit që digjet nga flakët dhe impiantit të gazit që shpërthen.
Automjeti drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi, ndërsa pasagjerë ishin vëllai i tij, 20-vjeçari Erildi Laçi, kushëriri Andi Laçi, 22 vjeç dhe shoku i tyre Enrikejd Kurti, 24 vjeç. Të gjithë ata humbën jetën në këtë aksident tragjik.
Shoferi i betonieres, një 24-vjeçar, u largua menjëherë nga vendngjarja pas përplasjes, por më vonë u ndalua nga policia dhe u shoqërua për t'u marrë në pyetje. Hetuesit po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ku dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit tip Benz.