Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 20.03.2025, 10:32
Një 44-vjeçar V.B., nga Kosova është ndaluar në doganën e Morinës pasi tentoi të kalonte në territorin shqiptar me 19 mijë Euro të padeklaruara.
Uniformat blu thanë se është sekuestruar shuma e padeklaruar e parave si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 44-vjeçarin.
Rastet e përsëritura të problemeve me paratë në kufi bëjnë të nevojshme një rifreskim të rregullave të caktuara nga doganat shqiptare, të cilat njoftojnë në faqen e tyre:
Njoftim për detyrimin e udhëtarëve për deklarimin e vlerave monetare në Pikat e Kalimit Kufitar
- Bazuar në ndryshimet e ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, i ndryshuar, Administrata Doganore njofton të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.
- Deklarimi kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje.
- Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar.
- Deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, bazuar në ligjin e mësipërm, neni 17/1, Administrata Doganore ka të drejtën e vendosjes së gjobës.
- Kur konstatohet mosdeklarimi ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR