Policia në kërkim të një gruaje nga Lipjani – kërkon nga qytetarët informata për të

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.03.2025, 21:56

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një gruaje.

Në njoftimin e policisë thuhet se njëjta dyshohet për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

“Njësiti Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vendodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit