Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të ‘mashtrimit kompjuterik’ në Prishtinë, lidhur me një transferim bankar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë, më 14 mars 2025 në ora 16:00.
“Mashtrim kompjuterik… Më 19.03.2025 ankuesi mashkull kosovar, pronar i një kompanie ka raportuar se me datën e lartcekur kishte rënë preh e një mashtrimi kompjuterik lidhur me një transferim bankar. Sipas ankuesit ai ka kërkuar realizimin e një transferimi ndërkombëtar”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësit kompetente policore.