Nis ri-programimi i semaforëve në kryeqytet, pritet zvogëlim i kolonave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.03.2025, 19:46

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar me riprogramimin e semaforëve në kryeqytet.

Rama thotë se me këto ndryshime do të lehtësohet trafiku në orët e pikut, duke krijuar qasje dhe alternativa për vozitësit.

“Po krijojmë valën e gjelbër! Duke filluar nga Dardania deri te Bregu i Diellit, sigurojmë një qarkullim më të shpejtë. Ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Rama në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar që “së shpejti do të sjellim ndryshime të tjera, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin tonë të mobilitetit, për ta bërë lëvizjen në Kryeqytet edhe më të lehtë dhe më të organizuar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit